×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Facebook vë në shënjestër nacionalizimin e bardhë

    Insajderi
    29 March 2019 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, tha se do të bllokojë “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizmit të bardhë dhe separatizmit”

    Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, tha se do të bllokojë “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizmit të bardhë dhe separatizmit”, nisur nga java e ardhshme.

    Facebook po ashtu u zotua se do të përmirësojë aftësitë e tij për të identifikuar dhe bllokuar materialet nga grupet terroriste.

    Rrjeti social është nën presion, qëkur një person i armatosur transmetoi drejtpërdrejt në Facebook sulmet e tij në dy xhamitë Zelandës së Re, më 15 mars.

    Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, u akuzua për vrasjen e 50 personave në dy xhamitë e qytetit Kristçërç.

    Pas këtyre sulmeve, disa udhëheqës botërorë u kanë bërë thirrje kompanive të mediave sociale që të marrin më shumë përgjegjësi për materialin ekstremist, të postuar në platformat e tyre.

    Në përgjigje, Facebook tha se ka shtuar ekipet e tij të monitorimit të përmbajtjes dhe se ka hequr tashmë faqet që janë përdorur për të promovuar dhe organizuar mitingje nga grupet e supremacistëve të bardhë.

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila u ka bërë thirrje përfaqësuesve të mediave sociale që të jenë përgjegjës për atë që përdoruesit postojnë, tha se e mirëpret vendimin e ri të Facebook-ut.

    “Ka mësime që duhet të mësohen nga Kristçërç”, tha Ardern

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark