Insajderi
Biznes

FaceTime ka një problem serioz që duhet ta dini

Insajderi
29 January 2019 - 11:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple ka çaktivizuar funksionin e thirrjeve në grup në FaceTime pasi zbuloi një problem të rrezikshëm sigurie.

Funksioni do të jetë përkohësisht i padisponueshëm gjer në zgjidhjen e problemit.

Dobësia e sigurisë ishte e pazbuluar deri ditën e Hëne dhe aktivizohet sapo përdoruesit nisë një bisedë në grup.

Apple ka premtuar një zgjidhje permanente në ditët në vijim me anë të një përditësimi.

Problemi u shfaq kur funksioni mori kohë të mbërrinte në iOS me FaceTime. U shtua dhe u hoq në versionin beta të iOS në Gusht.

Funksioni mungoi kur iOS 12 debutoi por u rikthye në Tetor me iOS 12.1. Apple asnjëherë nuk dha informacion për këto vonesa. /PCWorld Albanian


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark