×
Zgjedhjet 2021

Fadil Nura: Përkrahja e sektorëve të bujqësisë është prioriteti ynë

Insajderi
07 October 2021 - 14:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se mbështetja e sektorëve të bujqësisë është prioritet i qeverisjës së tij.

Nura ka premtuar se sapo ta marrin drejtimin e komunës do të fillojnë t’i zbatojnë planet në kuadër të zhvillimit ekonomik.

“Mbështetja e sektorëve të bujqësisë, në kuadër të zhvillimit ekonomik të komunës sonë, mbetet prioritet i qeverisjes sonë”, ka thënë Nura,

Ai më tej ka shtuar se do t’i mbështes fermeret në mënyrë që të krijojnë më shumë vende të punës dhe t’i ngritin kapacitetet me të cilat punojnë.

“Do të përkrahen edhe më shumë, në mënyrë që të rrisin kapacitetet e tyre punuese, e rrjedhimisht edhe numrin e të punësuarve, çka është synim i ynë në mandatin 4 vjeçar”, është shprehur ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark