Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Fadil Nura, ka takuar pensionistët në këtë komunë.
Nura bëri të ditur se është informuar për problemet me të cilat përballën çdo ditë dhe premtoi mbështetje për të moshuarit.
“Në një takim me pensionistët nga Shoqata e Pensionistëve, u informova për së afërmi me problemet me të cilat përballet kjo kategori e jona, si mungesa e një hapësire me kushte më të mira se çfarë kanë aktualisht, ku do te mund të takoheshin e të kalonin ditën, pastaj telashe të tjera, te cilat vetëm sa e rëndojnë pleqërinë”, tha ai.
Ai më tej premtoi se do të përkrahë personat me nevoja të veçanta.
“I sigurova se platforma jonë politike garanton rritje të përkujdesit për personat me nevoja të veçanta dhe për te moshuar, si dhe përkrahje të vazhdueshme”, shkroi Nura në Facebook.