Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka vazhduar takimet me qytetarët nëpër fshatrat e kësaj komune.
Nura ka qëndruar në Runik dhe në Burojë ku ka shpalosur programin e tij qeverisës.
Ai ka premtuar se do të transformojë Skenderajin, duke rregulluar infrastrukturën, subvencione në bujqësi, investime për mbështetjën e të rinjëve.
“Programi ynë dhe ekipi profesional me të cilin do të punojmë, do ta transformojnë gjithë komunën, infrastrukturë bashkëkohore, objekte publike të shfrytëzueshme, subvencione në bujqësi, investime për projektet rinore, përkrahje e bizneseve, dhe veprime të tjera në të mirë të të gjithë banorëve”, ka shkruar Nura në Facebook.