Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka vazhduar takimet me qytetarët në fshatrat Izbicë, Çitak, Vajnik e në lagjen Bregaj në Prekaz te Epërm.
Nura bashkë me Sami Lushtakun ka biseduar me banorët e këtyre zonave për problemet me të cilat përballën gjdo ditë.
Ai ka premtuar se programi i tyre synon zhvillim ekonomik dhe ngritje të cilsisë së jetës.
“Programi ynë qeverisës është më i miri, sepse parasheh zhvillim të hovshëm ekonomik, rritje të mirëqenies e ngritje të cilësisë së jetesës për të gjithë qytetarët e komunës tone”, shkroi Nura.