
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit, gjegjësisht lirimin e 6 personave të dyshuar në rastin e njohur “Fajde”.
Gazeta Insajderi ka mësuar se Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj Sokol Dembogajt, Astrit Grabovcit, Alush Bajraktarajt, Labninot Elshanit, Shaip Mehmetajt e Sylë Jusaj me paraqitje në polici. Ata po dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”
“Kërkesa për zëvendësim e masës së paraburgimit me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe paraqitje në stacionin policor”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë drejtuar gjykatës të siguruar nga Insajderi.
Dosja “Fajdexhinjtë e Pejës” – këta janë 21 personat e dyshuar qe po hetohen nga Prokuroria
Të njëjtëve masa e paraburgimit iu është caktuar nga 23 marsi.
Por, për çka dyshohen secili prej tyre?
Sokol Dembogaj
Sipas dosjes së Prokurorisë, Dembogaj dyshohet se ka kryer veprën penale Fajde’, duke ia dhënë 7 mijë euro M.I (viktima) dhe duke ia kërkuar në emër të kamatës edhe 2100 euro më shumë.
Viktima për shkak të gjendjes së vështirë financiare nga Sokoli merr edhe 5.000 euro me kamat 10 për qind të cilat para i’a jep A.R.
Në emër të kësaj fajde Dembogaj i kërkon Ibrajt 1200 euro për shtat muaj. E ku M.I i detyrohet 8400 euro Sokol Dembogajt në emër të kamatës.
Por, në pamundësi të pagesës Dembogaj ia rrit kamatën e fajdesë nga 8400 euro në 20.000 euro.
Pasi M.I i digjet dyqani Demboja ia ul kamatën në 12.000 euro dhe i thotë “sa të shtrëngohesh pak, duhet me i kthy paret, fajdenë po ta heki dhe kthemi vetëm 12.000 mirë euro”
“I dëmtuari M. I merr nga I pandehuri 20epër20 prej 7.000 euro me kamat mujore prej 10 për qind, të cilat para i dëmtuari detyrohet t’ia paguaj Valon Kastratit, ndërsa të pandehurit Sokol në emër të kamatës mujore për tre muaj ia paguan gjithsej shumën prej 2.100 euro( nga 700 euro në muaj. Ibraj për shkak të gjendjes së vështirë financiare nga I njëjti merr edhe 5.000 euro po ashtu me kamat prej 10 për qind të cilat para i’a jep A.R në 20epër20 të djalit të tij L.R. Ndërsa ndaj të pandehurit Sokol detyrohet t’i paguaj tani nga 1.200 euro në muaj në emër të kamatës. Gjithsej 8.400 euro për shtatë muaj dhe për shkak të pamundësisë së pagesës së mëtutjeshme i pandehuri i’a rritë 20epër20 e kamatave deri në 20.000 euro. Mirëpo pasi që të dëmtuarit I digjet dyqani I pandehuri shkon e takon dhe I thotë se “sa të shtrëngohesh pak, duhet me i kthy paret, fajden po ta heki dhe kthemi vetëm 12.000 mirë euro”, thuhet në dosje e siguruar nga Insajderi.
Astrit Grabovci
Në mesin e personave që u arrestuan në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve ishte edhe kushëriri i Adem Grabovcit, personazhit të Dosjes së Shefave. Astrit Grabovci.
Sipas procesverbalit që e posedon InDoks, Astrit Grabovci vetëm ne emrin e tij ka 5 patundshmëri të regjistruara.
Grabovci në bashkëkryerje me Valon Kastratin gjatë vitit 2019 në vazhdimësi kanë kontraktuar një shumë të madhe të parave personi me inicialet M.I, duke përfituar nga pasuria e tij dhe pa përvoja.
Ai dyshohet se nga viktima përfitoi 7 mijë euro.
Për Astrit Grabovcin, Prokurorja e rastit tha në seancë se ai edhe pse deklarimin vjetor të të ardhurave e ka një biznes nga ortakëria me emrin “Koha Turs”, ka deklaruar zero fitim në qarkullim.
Duke pasur parasysh këtë, numrin e patundshmërive-pronave, Prokuroria thotë që qarte kjo pasqyron mos përputhshmëri të madhe mes gjendjes reale të të hyrave dhe atyre të dyshimta mbi te cilat prokuroria konsideron se ka baze te besueshme e reale te dyshimet se janë produkt i veprës penale të fajdeve.
Alush Bajraktari e Labinot Elshani
Alush Bajraktari nga komuna e Pejës është personi tjetër që i vihet theks në dosjen e Prokurorisë.
Dosja thotë se gjatë vitit 2019 e tutje në Pejë, duke qenë në dijeni se i viktima ndodhej në krizë financiare dhe në detyrime të fajdeve ndaj të dyshuarve të tjerë, ia ofron një veturë BMË X5 të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë euro, ndërsa i dëmtuari e merr të njëjtën dhe ia jep të pandehurit Petrit Kastrati në emër të borxhit të fajdeve i cili ia vlerëson 35 mijë euro.
Pasi që viktima dështon t’ia paguaj borxhin, Alush Bajraktari i shkon në orët e vona tek shtëpia duke e kanosur seriozisht të dëmtuarin se do t’ia shkaktojë një të keqe, e duke e detyruar që së bashku të shkojnë tek Labinot Elshani dhe nga i njëjti merr 10 mijë eurove me kamat mujore prej 10% të cilën shumë ia jep menjëherë Alush Bajraktarit , ndërsa me pas i dëmtuari detyrohet para me fajde tek të dyshuar të tjerë e ku të pandehurit në fjalë ia jep edhe një shumë prej 5 mijë eurove, mirëpo që më tutje në pamundësi të kthimit të parave tjera detyrohet që të njëjtit t’ia kthej veturën e marr BMË X5 të cilën i pandehuri ia vlerëson në shumë prej 35 mijë eurove, duke mos ia llogaritur fare shumën e pareve të marr në vlerë prej 15 mijë eurove që viktima ia kishte paguar.
Rreth këtij borxhi, dhe pasi që e kishte dërguar viktimën tek Labinot Elshani, i cili po ashtu i mori para në emër të kamatës viktimës, në dosje si i dyshuar është futur edhe Labinot Elshani.
Duke ditur gjendjen e rëndë financiare të viktimës, në lojë sipas Prokurorisë kishte hyrë edhe një punëtor i tij, Kujtim Berisha i cili i thotë se mund ti gjejë para nga tezaku i tij, në këtë rast Rexhep Elshani. Dosja thotë se Rexhep Elshani ia jep 6 mijë euro me një kamatë prej 12 përqind në muaj. Thuhet se vetëm në emër të kamatës viktima pagoi për këtë borxh 7200 euro derisa Kujtim Berisha ishte kujdesur që Rexhep Elshani të mos takohej në këtë periudhë me viktimën.
Sylë Jusaj
Sipas dosjes, Jusaj dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”.
“Në fillim të vitit 2020 e tutje në Pejë, në vazhdimësi kontrakton një shumë dukshëm jopoporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe papërvojën, e duke përfituar kështu shumë të mëdha parash nga i dëmtuari M.I, në atë mënyrë i pandehuri duke iua ditur gjendjen financiare dhe rrethanat në të cilat e kanë sjellë në atë gjendje të dëmtuarit ia ofron shumën prej 5 mijë eurove me kamatë prej 6%”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi.
“Të cilën i dëmtuari e pranon i shtyrë nga gjendja në të cilën ishte duke paguar shumë të mëdha në emër të interesit të personave të ndryshëm, me ç’rast për këtë shumë në emër të interesit për gjashtë muaj të njëjtit i ka paguar shumën preh 300 eurove, gjithsej 1 mijë e 800 euro si dhe ne emër të borxhit bazë i ka paguar shumën prej 2 mijë eurove, mirëpo i pandehuri as i ka llogaritur këtë, duke i thënë se këto janë vetëm në emër të kamatës të cilën ende vazhdon t’ia paguajë nga 300 euro në mauj të cilat është i detyruar ti sjelli tek shkolla speciale në Pejë, apo në veturën e tij kudo që është të tipit BMË X6”, thuhet tutje në dosje.
InDoks zbulon: Kaq prona kanë secili nga të dyshuarit në rastin e “Fajdexhinjve të Pejës”
Dokumentari i plotë “Fajdexhinjve të Pejës”:
Lexo edhe: