×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nga ofrimi i një BMW X5 e deri tek kërcënimi i viktimës” – këta janë të bëmat e Alush Bajraktarit, i dyshuar për fajde

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alush Bajraktari nga komuna e Pejës është personi tjetër që i vihet theks në dosjen e Prokurorisë.

    Dosja thotë se gjatë vitit 2019 e tutje në Pejë, duke qenë në dijeni se i viktima ndodhej në krizë financiare dhe në detyrime të fajdeve ndaj të dyshuarve të tjerë, ia ofron një veturë BMW X5 të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë euro, ndërsa i dëmtuari e merr të njëjtën dhe ia jep të pandehurit Petrit Kastrati në emër të borxhit të fajdeve i cili ia vlerëson 35 mijë euro.

    Pasi që viktima dështon t’ia paguaj borxhin, Alush Bajraktari i shkon në orët e vona tek shtëpia duke e kanosur seriozisht të dëmtuarin se do t’ia shkaktojë një të keqe, e duke e detyruar që së bashku të shkojnë tek Labinot Elshani dhe nga i njëjti merr 10 mijë eurove me kamat mujore prej 10% të cilën shumë ia jep menjëherë Alush Bajraktarit , ndërsa me pas i dëmtuari detyrohet para me fajde tek të dyshuar të tjerë e ku të pandehurit në fjalë ia jep edhe një shumë prej 5 mijë eurove, mirëpo që më tutje në pamundësi të kthimit të parave tjera detyrohet që të njëjtit t’ia kthej veturën e marr BMW X5 të cilën i pandehuri ia vlerëson në shumë prej 35 mijë eurove, duke mos ia llogaritur fare shumën e pareve të marr në vlerë prej 15 mijë eurove që viktima ia kishte paguar.

    “Gjatë vitit 2019 e tutje në Pejë, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm dhe dobisë pasurore për vete e 16e për kanosje serioze e detyron personin tjetër të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe atë të dëmtuarin M.I në atë mënyrë që i pandehuri duke qenë në dijeni se i dëmtuari ndodhej në krizë financiare dhe në detyrime të fajdeve ndaj të dyshuarve të tjerë, ia ofron një BMW X5 të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë euro, ndërsa i dëmtuari e merr të njëjtën dhe ia jep të pandehurit Petrit në emër të borxhit të fajdeve i cili ia vlerëson 35 mijë euro”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga InDoks.

    Rreth këtij borxhi, dhe pasi që e kishte dërguar viktimën tek Labinot Elshani, i cili po ashtu i mori para në emër të kamatës viktimës, në dosje si i dyshuar është futur edhe Labinot Elshani.

    Duke ditur gjendjen e rëndë financiare të viktimës, në lojë sipas Prokurorisë kishte hyrë edhe një punëtor i tij, Kujtim Berisha i cili i thotë se mund ti gjejë para nga tezaku i tij, në këtë rast Rexhep Elshani. Dosja thotë se Rexhep Elshani ia jep 6 mijë euro me një kamatë prej 12 përqind në muaj.

    Thuhet se vetëm në emër të kamatës viktima pagoi për këtë borxh 7200 euro derisa Kujtim Berisha ishte kujdesur që Rexhep Elshani të mos takohej në këtë periudhë me viktimën.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark