×
Show

Fakte interesante për ‘Qytetin e Luksit’, Dubain

Insajderi
22 August 2016 - 13:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Flota e policisë së Dubait përfshin një Lamborghini, Ferrari dhe Bentley. Dubai është qyteti ku ndodhin ndryshimet më të shpejta.

Dubai 1991

Dubai 2013

Dubai po ndërton një qytet të mbyllur, afro 46 mijë metra katrorë, duke nisur nga hiçi.

Ka shumë raste kur gra të huaja vizitojnë Dubain për punë, përdhunohen, dhe pastaj burgosen mbasi raportojnë në polici përdhunimin.

Në Dubai mund të shohësh kafshë të egra në vendin e pasagjerit. Një gazetar nga Dubai u dëbua prej Arabisë Saudite, për shkak se i thanë që ishte “shumë simpatik”. Një në pesë vinça për ndërtime të lartë ndodhet në Dubai.

Në ndërtimin e Ishullit artificial të Palmave në Dubai u importua aq shumë rërë, sa për të mbushur 25 herë Empire State Building në Nju Jork.

Shitja e naftës përbën vetëm 6% të ekonomisë së Dubait, burimet kryesore të të ardhurave janë pasuritë e paluajtshme dhe turizmi.

Burj Al Arab ka aq shumë flori brenda, sa për të mbuluar 46265 piktura të Mona Lizës.

Hoteli

Rreth 85% e popullsisë së Dubait janë të huaj, shumica e tyre indianë.

Në Dubai, robotët marrin pjesë në turnetë shumëmilionë dollarësh me gamilje, sepse janë më të lehtë dhe më të manovrueshëm.

Burj Khalifa është kaq e gjatë, saqë banorëve të saj në katin 150 u duhet të presin më gjatë për të thyer Ramazanin.

40% e floririt fizik që u shkëmbye në 2013 ndodhi në Dubai. I gjithi peshonte më shumë se 354 elefantë.

Policia e Dubait ka një bandë me gajde.

Arabet

39% e hotelit të famshëm Burj al Arab është e pabanueshme dhe një hapësirë tërësisht e çuar dëm.

Në vitin 1968 kishte vetëm 13 makina në Dubai, tani trafiku është kaq i madh, saqë ndërtojnë rrugë me dy kate.

Makinat

Burj Khalifa mund të shihet nga 90 kilometra larg. Fusha e tenisit më e lartë në botë ndodhet në Dubai, në terracën e Burj al Arab. Stacionet e autobusëve në Dubai janë të mbyllur dhe me kondicioner. /bota.al

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark