Insajderi
Lajme

Familja Bunjaku rimarrin banesën në veri të Mitrovicës pas gati 40 vitesh

Insajderi
22 March 2026 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Familja Bunjaku rimarrin banesën në veri të Mitrovicës pas gati 40 vitesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sami dhe Vjollca Bunjaku kanë arritur ta rimarrin banesën që kishin në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e T7, Syzana Hajradini, me anë të një postimi në ‘Facebook’. Ajo bën të ditur se kjo banesë iu kishte marrë familjes Bunjaku nga një serbe më 1990-ën.

“Pas shumë vitesh, halla dhe burri i saj (Vjollca Bunjaku Sami Bunjaku) arritën ta rimarrin banesën e tyre në veri të Mitrovicës, të cilën një serbe ua kishte marrë që nga viti 1990. Sot janë shumë të lumtur që më në fund e kanë rikthyer pronën e tyre dhe kanë filluar ta rinovojnë për t’u kthyer përsëri”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark