×
  • Showbiz
  • Show

    Familja e Meritonit e pranojnë Ilnisën si nuse? Mesazhi i vëllait që e bëri të qaj banorin

    Insajderi
    22 April 2024 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’.

    Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet ‘Big Love’, që Vëllai i Madh e solli sërish dhe në këtë edicion të formatit.

    Meritoni ka marrë një mesazh emocionues prej vëllait të tij, Rinorit, e teksa ky i fundit ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mirë, Meritoni nuk mundi ti mbante dot më lotët.

    “Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i durimit dhe durimi është vlera e shtuar për çdo njeri. Vazhdo fortë jemi të gjithë me ty, po presim që ti të jesh fitues. Si gjithmonë ke treguar që je fitues në çdo gjë që ti ke bërë. Të gjithë janë mirë, mami, babi, daja, Ilnisa, je vëllai më i mirë në botë…”– shkruan Rinori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark