×
  • Showbiz
  • Show

    Familja e Tupacut angazhon avokat pas akuzave se Diddy ka gisht në vrasjen e tij

    Insajderi
    07 October 2024 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja e reperit të ndjerë, Tupac Shakur, ka punësuar ish-avokatin me reperit të njohur Jay-Z, Alex Spiro, për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të reperit të njohur, P.Diddy dhe vdekjes së yllit të repit, që kishte ndodhur në vitet 90’ta.

    Alex Spiro, ish avokati i Jay-z

    Krijuesi i hitit “California Love” u godit me armë për vdekje në moshën 25 vjeçe, ndërkohë që ishte në veturë në një nga rrugët e Nevadas së Las Vegasit, në shtator të vitit 1996, shkruan The Mirror.

    Gati 30 vjet pas vrasjes incidenti, ish-lideri i bandës, Duane “Keefe D” Davis, u arrestua në shtator të vitit 2023.

    Ai u akuzua për vrasjen e reperit ndërkohë që u deklarua i pafajshëm.

    Keefe D dhe Tupac

    Keefe D, më parë ka pretenduar se gjykimi i tij do të fillojë në muajin mars të vitit 2025 dhe ka thënë se themeluesi i labelit “Bad Boy Records”, P.Diddy, i kishte ofruar 1 milionë dollarë për ta gjuajtur Tupacun.

    Ai i ka bërë këto pretendime në një intervistë që pati dhënë për autoritet e Los Angelesit, në vitin 2008.

    Keefe D, P.Diddy dhe Tupac

    Në deklaratën që pati bërë P.Diddy, në vitin 2008, i ka mohuar këto pretendime duke thënë se “kjo histori është gënjeshtër”.

    “As unë e as reperi i ndjerë Notorious B.I.G. nuk kemi pasur njohuri për asnjë sulm kundër Tupacut”, ka thënë P.Diddy.

    Thashethemet për vrasjen e reperit u ringjallën, pasi reperi i njohur Eminem, në një këngë që bëri në bashkëpunim me reperin JID, ka përmendur Tupacun, B.I.G.-in dhe P.Diddyn.

    “Vdekja e B.I.G.-s ishte efekti domino i vrasjes së Tupacut, si shenjë në fytyrë, ora e kujt e ka radhën të ia pastroj, e P.Diddyt-it? Derisa të jetë në prangat e policisë, fajtor, a do të ngrihet ai?”, thotë në këngë Eminem.

    Pasi e morën Spiron për të hetuar rastin, duket se familja e Tupacut e ka shumë seriozisht hetimin e P.Diddyt, pasi avokati ka përfaqësuar disa emra të mëdhenj si Elon Musk dhe shokun e P.Diddyt, reperin Jay-Z.

    Jay-Z dhe P.Diddy
    Jay-Z dhe Alex Spiro

    Diddy, prej kohësh i ka mohuar pretendimet se ai ka gisht në vrasjen e Tupacut, ndërkohë që avokati Spiro nuk ka deklaruar asgjë.

    Ylli i muzikës, pasi Los Angeles Time kishte raportuar se bashkëpunëtorët e tij ishin përgjegjës për vdekjen e Tupacut, në vitin 2008 pati thënë se artikulli i publikuar ishte “gënjeshtër”.

    “Është përtej qesharakut dhe komplet i pavërtetë. As i ndjeri B.I.G e as unë nuk kemi të bëjmë me këtë çështje. Jam i shokuar se si Los Angeles Times është kaq e papërgjegjshme sa që të publikojë histori kaq të pavërteta e të pabaza”, pati thënë P.Diddy.

    Spekulimet ndërmjet adhuruesve, se P.Diddy ishte i përfshirë në vrasjen e Tupacut filluan rreth vitit 1997. Para së të vritej Tupacu, ai kishte një zënkë të keqe me artistin e “Bad Boy Records”, Notorious B.I.G.

    Ish-shokët, Tupac dhe B.I.G. kishin mosmarrëveshje shumë të mëdh në mes të viteve 90’ta, sa që lindën shumë probleme në mes dy grupeve: Bregut Lindor (East-Coast) dhe Bregut Perëndimor (West Coast).

    Tupacu u vra gati një vit pas vdekjes së B.I.G-së, i cili gjithashtu u gjuajt me armë ndërkohë që ishte me veturë, në mars të vitit 1997. Kjo gjë i bëri shumë adhurues të bënin konspiracion rreth përfshirjes së P.Diddyt në vdekjen e Tupacut. Sidoqoftë, kjo gjë është jo përmbajtjesore dhe Diddy asnjëherë nuk është akuzuar ligjërisht për këtë çështje.

    Tupac, P.Diddy dhe Notorious B.I.G.

    Përfshirja në vdekjen e Tupacut është një ndër shumë akuzat publike që momentalisht janë bërë kundër Diddyt. 

    Tani ai është i akuzuar për trafikim seksual, drogim, detyrim, shantazh e prostitucion dhe është arrestuar në New York, ndërkohë që është deklaruar i pafajshëm dhe lirimi me kusht i është mohuar dy herë, ani pse ka ofruar 50 milionë dollarë dorëzani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark