Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është shpëtuar familja kosovare që kishte mbetur e bllokuar nga bora në zonën neutrale të kufirit ndërmjet Kosova dhe Mali i Zi.
Sipas njoftimit, familja me tre fëmijë kishte qëndruar për disa orë në mes të një stuhie bore. Ekipet e shpëtimit fillimisht kanë bërë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe më pas kanë realizuar evakuimin drejt një zone të sigurt, konkretisht në Pikën Kufitare Kullë.
Ndihmë u është ofruar edhe personave të tjerë që kishin mbetur të bllokuar në atë zonë.
Gjithashtu, është evakuuar edhe një shofer kamioni i cili kishte mbetur i bllokuar në të njëjtin lokacion dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Sipas njoftimit, ai është transportuar drejt kufirit me Malin e Zi dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve malazeze.
I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës.