×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Familjarët konfirmojnë vrasjen e ish kandidatit për kryetar të Deçanit nga PDK-ja

    Insajderi
    08 September 2021 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i lënduar gjatë një konflikti të armatosur në qytetin e Pejës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhur në orët e mbrëmjes.

    “Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal”, ka thënë Rugova në Kanal 10, përcjell Insajderi.

    Insajderi ka mësuar se viktimat janë Astrit Ademaj kandidat i PDK për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj një tjetër zyrtar i PDK-së.

    Lajmin për vrasjen e Blerand Kadrijaj e kanë konfirmuar familjarët e viktimës për Klan Kosovën. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark