×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Familjari i policit të vrarë me porosi për Kurtin: Merru me dialog, mos përdor uniformat në veri

    Insajderi
    24 September 2023 - 13:26

    Arton Bunjaku, djali i xhaxhait të policit të vrarë Afrim Bunjaku, ka treguar se rreth orës 5 të mëngjesit është njoftuar për vrasjen e familjarit nga Policia e Kosovës. Ai tha se ky është një rast i rëndë dhe i kobshëm.

    Ai pati edhe një porosi për kryeministrin Albin Kurti, nga i cili kërkoi që të merret me bisedime dhe të mos përdor uniformat në veri.

    Para mediave, ai tregoi se si kanë kuptuar për vrasjen e policët nga grupet kriminale serbe.

    Ai tha se janë duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit, por ende nuk është caktuar nga familjaret./KP

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark