Albin Kurti, sa ishte kandidati për kryeministër i Kosovës nga Vetëvendosje, në zgjedhjet e kaluara i kishte shpallur luftë nepotizmit.
“Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja te shtëpia“, kishte deklaruar Kurti, por që me të marrë pushtetin filloi me rehatimin e familjarëve e personave të afërt me partinë.
Vetëm sot 58 vota për, nipi i Bislimit u zgjodh kryesues i KOSTT’it.
Ndërsa Lumnije Zeka, bashkëshorte e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu u emërua anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it.
Por, që këto nuk janë punësimet e vetme që ndodhen gjatë Qeverisjes Kurti.
Gazetari Parim Olluri përmes një video ka emëruar të gjitha rastet ku pushtetarët punësuan familjarët e tyre.
Listën e gjatë me emra dhe detaje të tjera e gjeni në videon e mëposhtme: