×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fanella e Maradonës kur shënoi golin “Dora e Zotit” del në ankand

    Insajderi
    21 April 2022 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga artikujt më të çmuar të kujtimeve në historinë e sportit është vënë në ankand.

    Ofertuesit e pasur kanë mundësinë të blejnë fanellën e Diego Maradonës nga fitorja e Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë, një lojë në të cilën ai shënoi golin që u quajt si “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”, njofton DailyMail.

    Ikona e futbollit, e cila vdiq në vitin 2020, ndërroi fanellën me mesfushorin e Anglisë, Steve Hodge pas ndeshjes dhe ai ka qenë në posedim të fanellës së çmuar për 35 vitet e fundit.

    Hodge tani ka nxjerrë fanellën në shitje në Sotheby’s dhe ankandi online tashmë ka filluar.

    Një shumë prej 4 milionë funtesh tashmë është dhuruar nga një blerës i interesuar, por kanë mbetur edhe dy javë që ofertuesit të vendosin pretendimin e tyre pasi ankandi përfundon më 4 maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark