Reperi fitues i Çmimit Mercury, Dave kthehet për projektin e tij të dytë, madje edhe më rrëfyese, tronditës dhe reflektues sesa debutimi i tij në vitin 2019, Psychodrama.
Ashtu si në projektin e tij debutues Psychodrama, kënga trajton disa nga problemet dhe vështirësitë që Dave ka hasur në jetën reale. Më shumë sesa albumi i parë, projekti i tij i dytë hyn edhe në jetën romantike të Dave.
Në Survivor’s Guilt, Dave flet edhe një herë për ish të dashurën e tij, atë për të cilën ai flet gjatë gjithë albumit dhe në How I Met My Ex.
Në këtë këngë, Dave zbulon se ish e dashura e tij ishte e bardhë dhe nga Shqipëria. Ai në një moment këndon rep duke thënë: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / Ne nuk jemi bashkë, sepse familja e saj do të na ndalonte”
Në vitin 2020, fansat e Dave u bindën se ish e dashura e tij ishte një vajze e quajtur “Besmira”. Kjo erdhi pasi Dave ndau Instagram Stories duke i uruar asaj një ditëlindje të lumtur, të shoqëruar me zemra dashurie. Dave kurrë nuk konfirmoi nëse ai ishte duke u takuar me Besmira-n në atë kohë, megjithëse Survivor’s Guilt duket se konfirmon teorinë e internetit.