Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri një tjetër paraqitje të mirë për Lille në ditën e sotme kundër Strasbourg në fitoren 2-0.
Sulmuesi kosovar më në fund ka fituar zemrat e tifozëve të Lille. Paraqitjet e tij bindëse kanë ndikuar për diçka të tillë.
Sot kundër Strasbourgut ai ishte më meritori pse skuadra e tij e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë. Ai fitoi penalltinë duke u penguar në zonë të rreptësisë. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 73’.
Në këtë periudhë kohore ai ishte shumë i lëvizshëm në fushë dhe shumë bashkëpunues me lojtarët tjerë të skuadrës së tij.