×
  • Showbiz
  • Show

    Fansat i kërkojnë Loredanës dhe Adeyemit të sjellin një fëmijë në jetë, nuk mungon reagimi i reperes

    Insajderi
    08 September 2024 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loredana dhe Karim Adeyemi janë një çift tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.

    Reperja e njohur ka publikuar së fundmi një video në TikTok në një transmetim siç duket të përbashkët me të dashurin e saj futbollist.

    Megjithatë, fansat e reperes patën një kërkesë për të; i kërkuan asaj dhe futbollistit të sjellin një fëmijë në jetë.

    “E duam një mini Karim”, ishte komenti i njërës llogari që menaxhohet nga fansat e Loredanës.

    Sigurisht, nuk mungoi reagimi i artistes së njohur e cila i pëlqeu komentin; a është ky një konfirmim?

    Ndryshe, Loredana dhe futbollisti i njohur janë në një lidhje dashurie tash e një kohë të gjatë dhe romanca e tyre është shumë e komentuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark