×
Show

Fansi i komenton Zanfina Ismailit “Si mos me qenë motra e Adelinës”  – Motrat ja kthejnë me ironi (Foto)

Insajderi
28 October 2019 - 14:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Zanfina Ismajli ka kohe që nuk është aktuale në muzikë, ashtu siç ka kohe që projektet e saj nuk kanë pasur ndonjë sukses.

Kohë më parë këngët e saj bëheshin hite, dhe Zanfina komentohej mjaft shumë për stilin e veshjes dhe vallëzimin e saj.

Por ajo famë e dikurshme duket sikur i mungon tash e sa kohë këngëtares, gjë që ka ndikuar që projektet e saj të jene çdo herë e më të rralla.

Mirëpo Zanfina akoma është aktive në rrjetet sociale, ditë më parë ajo ka postuar një fotografi në Instagram.

Ndër shumë komente pozitive që ka marrë këngëtarja Ismaili, nga një fans ka marrë një koment interesant “Sikur musmokan motra adelin”.

Kjo ka bërë që Zanfina të ironizoj me mënyrën e të shkruarit, duke ju përgjigjur në koment pa lënë ndonjë hapësire mes fjalëve “poapetjommotraadelines” e në të njëjtin koment ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Adelina Ismaili.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark