Trajneri i kampionit të Kosovës, Faruk Shala, nuk e ka ndërmend më të hesht, duke thënë se në Bordin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka anëtar që mbrojnë interesat e klubeve të tyre dhe jo të hendbollit!
Faruk Shala sulmon disa anëtar të Federatës së Hendbollit të Kosovës!
Shala ka komentuar në lidhje me akuzat e anëtarit të bordit të FHK-sl, Leonard Cula, kur thotë se delegojnë refer hajgare!
Postimi i Shalës
“Culen e kam shok edhe e respektoj për punën që ka bë me skuadrën e Rahovecin, kjo çka ka thënë kishte me pas kuptim nëse ndonjëherë kishte me reagu, në këtë mënyrë kur skuadrave te tjera ju bëhet padrejtësi, po foli për skuadrat që nuk kanë anëtar të bordit, anëtarët e bordit fatkeqësisht ankohen vetëm kur preken interesat e klubeve të tyre prej nga vijnë të gjithë anëtarët e bordit pa dallim.
Ndersa nuk ju dëgjohet zëri kur ju bëhet padrejtësi skuadrave dhe humbin titullin kampion nga skuadra dy nivele me poshtë, edhe ka raste dhe bartin edhe vet peshën e përgjegjësisë, zëri nuk ju dëgjohet. KH Rahoveci është kolektiv i mirë sportivë por momentalisht Besa është më e fortë edhe nuk ka padrejtësi, Besa fiton me meritë”, ka komentuar Shala.