Insajderi
Lajme

Faruk Statovci deklarohet pasi futbollisti iu arrestua për tentim-vrasje në Pejë

Insajderi
13 September 2025 - 13:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Faruk Statovci deklarohet pasi futbollisti iu arrestua për tentim-vrasje në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Pejë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dje në Pejë. I dyshuari tashmë është dorëzuar në polici.

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I dyshuari që ka ka plagosur Lirim Nikqin siç ka raportuar Insajderi është Art Shala.

I njëjti është futbollist i njohur dhe incidenti ndodhi një ditë para ndeshjes së KF Rilindja 1974 ndaj Feronikelit ’74.

Trajneri e KF Rilindjes, Faruk Statovcin ka thënë se mungesa e Arbërit do të vërehet në ndeshjen e sotme.

‘’Normal që secili lojtar për ne është i vlefshëm dhe ka me na mungua sepse Arbëri ka qenë startues e disa here edhe rezervë pasi kemi llogarit në të’’, ka thënë Statovci.

Ai po ashtu ka komentuar edhe për rastin në fjalë, duke thënë se nuk ka informacione se si ka ndodhur ngjarja.

‘’Çka ka ndodhur e si ka ndodhur rasti nuk kam informata pasi ka ndodhur vonë dhe unë nuk isha atje.’’, ka deklaruar Statovci për indeksonline.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark