Insajderi
Botë

‘Fatkeqësia’ që i ndodhi pak minuta më parë, e shpëtoi një grua nga tragjedia ku vdiqën 241 persona

Insajderi
14 June 2025 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Fatkeqësia’ që i ndodhi pak minuta më parë, e shpëtoi një grua nga tragjedia ku vdiqën 241 persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentja, Bhoomi Chauhan, ka shpëtuar nga tragjedia e rrrëzimit të aeroplanit pasi ishte vonuar në trafik me ç’rast e kishte humbur fluturimin me Air India.

Chauhan, studente e administrimit të biznesit që jeton në Bristol me bashkëshortin e saj, kishte qenë në vizitë në Indinë perëndimore për pushime.

28-vjeçarja duhej të fluturonte për në shtëpi me AI171 të enjten, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke lënë të vdekur 241 persona në bord dhe më shumë në tokë.

“U zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të frustruar. Isha shumë e zhgënjyer. U larguam nga aeroporti dhe qëndruam diku për të pirë çaj dhe pas pak, para se të niseshim… po flisnim me agjentin e udhëtimit se si të merrnim një rimbursim për biletën. Atje, mora një telefonatë që tha se avioni ishte rrëzuar. Kjo është një mrekulli e vërtetë për mua”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark