I pari i Nismës Socialdemokrate ka treguar edhe një herë pse ka dështuar koalicioni parazgjedhor me PDK’në.
Ai ka treguar se para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishin diskutuar për bashkëpunim.
“Pas shkuarjes së kryetarit të partisë ne jemi takuar me ushtruesin e detyrës me ftesën e tij dhe kemi vazhduar aty ku ka mbetur bashkëpunimi. Jemi pajtuar me ushtruesin e detyrës të kryetarit të PDK’së (Enver Hoxhaj) që të ndërtojmë partneritet bile ka qenë një propozim i tij që forma ose modeliteti i partneritetit të jetë CSU-CDU”, tha Limaj në RTV Dukagjini.
Por a kishte marrëveshje paraprake mes dy partive?
‘Jo’, u përgjigj Limaj.
“Në takim ka qenë z.Lushtaku dhe Sherifi dhe edhe një herë ishte shprehur gatishmëria për të vazhduar aty ku kishim mbetur para shkuarjes së Veselit në Hagë”, shpjegoi Limaj
“Në princip këtu jemi pajtuar për bashkëpunim në formën CSU-CDU dhe jo shkrirje”, tha Limaj.
“Takimi tjetër ka ndodhur dy ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në takimin e dytë u duk sikur mos me u pas taku më herët’, tha Limaj.