×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Fatmir Plakiqi ka punu në Polici” – Pozhegu ngritë dyshimet për rrjedhojën e hetimeve për keqpërdorimet në FSSh

    Insajderi
    26 June 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-shef i tenderëve në Fondin për Sigurimet Shëndetësore, Alban Pozhegu thotë se ka denoncuar në polici e prokurori disa raste të keqpërdorimeve që janë bërë në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Të gjitha sipas tij janë kryer nën petkun e drejtorit aktual, Fatmir Plakiqi.

    Pozhegu në intervistë për InDoks, ka deklaruar se për shkak të ndikimit të Plakiqit rastet e denoncuara në organet e drejtësisë kanë ngecur.

    “Fatmir Plakiqi siç e dimë ka punuar në Polici të Kosovës, tek financat në atë kohë kur ka qenë Shef prokurimi, Bashkim Smaka po e përmendi veç si kohë. Pastaj ka punu në disa vende tjera, në AKI ka qenë Drejtor i Thesarit pastaj u ardhë në Fond për Sigurime Shëndetësore. Ska tjetër, se ai ka punu në Polici, shoqja i ka punu dhe i punon në polici, Fatmir Plakiqi e ka atë mundësi që në polici edhe njoftësinë që e ka nëpërmes policisë në prokurori me ndalu dhe me blloku faktikisht publikimet edhe ecjen përpara të kallëzimeve penale”, ka thënë Pozhegu.

    Edhe pse dyshon që në Polici mund të ketë pengesa hetimi, pasi që vet drejtuesi i Fondit, Fatmir Plakiqi dikur ka punuar aty, Pozhegu megjithatë nuk është ndalur së denoncuari. Krejt këto kallëzime penale i ka ndarë edhe me InDoks.

    “Përafërsisht janë katër. Në ato 4 ka shumë dokumente brenda por u përmend si katër herë, por mundem me thënë për afro 20-30 vepra që i ka bë”.

    “Kanë të bëjë me tendera, me shërime jashtë vendit ka të bëjë me punëtorë brenda, me njerëz që paguhen nga Banka Botërore shkojnë në trajnim paguhen prej Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që ai nuk është punëtor i fondit është i bankës, ka raste që është e pashpjegueshme qysh mundet dikush thuaj ti është shtëpia e vet”.

    “Unë kam qenë dy herë në kryeprokurori, kam bë kërkesë dy herë më është kthy që prokurori i rastit ka punë shumë edhe kur ti vije rendi kryhet kjo punë. Kam qenë në takim tek prokurori edhe tek ky prokurori i prokurorisë themelore për krime të rënda edhe kryeprokurori mi ka lyp dokumentet ja kam fotokopjuar ja kam dërgu, nuk kam qe 3 vjet përgjigje prej tij. Me prokurorin kam fol më ka thënë kam shumë punë por besoj që e marrë lëndën se lëndën e trajtojë më shumë nuk mundem me të thënë asgjë”, deklaroi ai për InDoks.

    Pozhegu ka treguar se ai vendosi që të Sinjalizonte brenda institucionit. Si fillim, por pastaj duke iu vështirësuar puna u detyrua që denoncimet e tij ti dërgonte edhe në Prokurori e Agjencinë kundër Korrupsion. Thotë që drejtuesi i Fondit, Fatmir Plakiqi pastaj iu hakmor bash për denoncimet që i bëri. Si Sinjalizues.

    “E tash herën e dytë qysh mu ka hakmarrë ky, unë kam qenë në telefon para zyrës së Fondit duke folur privatisht edhe ai ka qenë në makinë duke prit shoferin e vet dhe në një moment del, dhe më afrohet ai edhe shoferi i  tij dhe thotë se më shajte. Unë i thashë isha në telefon për çështje diçka private, se pata me ty se jam në telefon, shoferi i vet mu afru dhe mu has në njëfarë mënyrë unë e ruajta gjakftohtësinë edhe vazhdova çka pata punën tem në telefon, edhe e paraqita si kërcenim në polici”.

    Pas kësaj, thotë që rastin e denoncoi në Polici të Kosovës.

    “Unë në polici nuk rrejta se thashë, që mu kanë has e kërcënu, më pyetën a të ka thanë diçka, thashë jo më më thanë s’më ka thënë. Të njëjtin rast që e paraqita në polici e paraqita edhe tek stafi, që me i tregu, por është edhe një gjë unë për parregullsi e keqpërdorimin e kam njoftu edhe Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore”, deklaroi ai.  

    Përveç në polici për rastin thotë se e lajmëroi edhe Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

    “Ata persona janë të përcaktum prej 7 prej ministrive tjera edhe prej  Ministrisë së Shëndetësisë, njëri prej tyre është edhe drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, por ironia e kësaj është qysh s’kanë marrë masa kur i kam njoftu edhe për keqpërdorime si për çmimet si për të gjitha,,,por nejse. Kur i kam shkru imell për kërcënim, ata e kanë kthy imellen dhe kanë thënë që Fatmir është përgjegjësi e jotja ti merru me to, Fatmiri shkon hap rast në polici pas dy dite, pasi e sheh që ska kah ia man dhe ditën e 4 prej asaj, më thërret policia shkova, merr avokat – shkova edhe nisën ata me ato mënyrat e veta, kur i qita dokumentet, letrat i prezantova me data me krejt, mbetën dhe kjo punë që 2 vjet e gjysmë nuk më kanë thirre më se e kanë parë kush çka është. Edhe pas 1 jave më ka thirre në Komision Disiplinor, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për me më largu  arsyetimin se e kam shajtë drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore”, sqaron Pozhegu.

    Pozhegu tregon që madje as lëndët civile, se lëre më to në Prokurori, nuk po i ecin. Madje as kur edhe kur kryhen proceset për kompensime ndaj tij. Shkak: që guxoi të denonconte keqpërdorime.

    InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark