Insajderi
Lajme

Faton Jakupi fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë: Koha për fitore është tani

Insajderi
05 June 2026 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Faton Jakupi fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë: Koha për fitore është tani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Faton Jakupi, ka bërë të ditur se në takimin mobilizues me të rinjtë sot është dëshmuar edhe një herë energjia dhe vendosmëria për rrugën drejt fitores.

“Sonte bashkërisht me Kryetarin Labin,në takimin mobilizues me të rinjtë, u dëshmua edhe një herë forca, energjia dhe vendosmëria që po e çojnë përpara këtë rrugëtim drejt fitores. Pjesëmarrja dhe angazhimi i rinisë janë tregues i qartë se vizioni ynë për zhvillim, siguri dhe perspektivë po gjen mbështetje të fuqishme”, ka shkruar ai.

Ai ka ftuar qytetarët që nesër, nga ora 20:00, t’i bashkohen Tubimit Përmbyllës në Sheshi Xhorxh Bush.

“Koha për vendim është afër. Koha për fitore është tani”, tha Jakupi. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark