×
  • Lajme
  • Lajme

    Faturat e fryra/ ZRRE’ja flet për Insajderin: Nuk kemi pranuar asnjë ankesë

    Insajderi
    26 December 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i lartë në faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor ka ngjall shumë reagime të qytetarëve në rrjetet sociale.

    Por, asnjë ankesë nuk ka shkuar tek ZRRE’ja.

    Insajderi ka pyetur ZRRE’në nëse kanë pranuar deri me tani ndonjë ankesë nga qytetarët por, sipas tyre asnjë ankesë nuk ka arritur në adresë te tyre.

    Aktualisht, ZRRE-ja  nuk ka pranuar ankesa te konsumatorëve për faturimin e këtij muaji” thuhet në përgjigjen e tyre për Insajdrin.

    Tutje,  nga ZRRE u bën thirrje konsumatorëve që të kontaktojnë furnizuesin KESCO nëse hetojnë ndonjë parregullsi në faturat e tyre.

    “ZRRE-ja, inkurajon të gjithë  konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO),  në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre. ZRRE-ja,  ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve  në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera”, thuhet në përgjigje.

    Sipas, ZRRE’së, çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike per energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

    ZRRE-ja, fton të gjithë konsumatorët që të kursejnë energjinë elektrike, pasi që është e vetmja mënyrë që të mos aplikohet blloku tarifor mbi 800kËh.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark