Insajderi
Biznes

Fauci flet për hapjen e parakohshme të ekonomisë amerikane:

Insajderi
12 May 2020 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreziqet që bartin hapja e parakohshme e vendeve do të jetë fokus i takimit të sotëm mes mjekut Anthony Fauci dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, raporton New York Times.

Anthony Fauci do të flasë për zyrtarëve të Senatit amerikan, duke i paralajmëruar se cilat do të ishin pasojat e hapjes së parakohshme të ekonomisë amerikane, duke theksuar se një gjë e tillë mund të shpie deri të “vuajtjet dhe vdekjet e panevojshme”, transmeton Telegrafi.

“Nëse tejkalojmë masat e kontrollit me hapjen e SHBA-ve, rrezikojmë nga shpërthimi i epidemive të shumta në mbarë vendin”, ka paralajmëruar epidemiologu i njohur amerikan Fauci dhe njëherit drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje ngjitëse.

“Kjo do të kontribuojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, ka shtuar Fauci.

Rreziku nga tentimi i hapjes së parakohshme të vendit do të jetë tema kryesore dhe njëherit porosia e Faucit drejtuar Senatit dhe Këshillit për Arsim, Punë dhe Pensione.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark