Mallorca është duke zhvilluar sfidën e parë pas rikthimit të La Ligës spanjolle kundër Osasunës.
Pjesa e parë kaloi pa gola ndërkohë momenti i vetëm interesant ishte ndëshkimi i Vedat Muriqit me karton të verdhë në minutën e 27-të.
Sulmuesi i Kosovës bëri 5 faulla në 45 minutat e parë, teksa gazetari i The Guardian, Sid Lowe shkroi se shumica e faullave të Muriqit bëhen vetëm për faktin se është i gjatë.
“Mendoj se 75% e faulleve të cilët jepen kundër Muriqit bëhen për krimin e rëndë e të qenit i gjatë” – shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.