Ekipi numër një në botë, FaZe, edhe njëherë tregoi pse është i pari, pasi ka siguruar finalen në PGL Antwerp Major CS:GO, kur mposhti ekipin Spirit në një super ndeshje me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.
Ndeshja e zhvilluar në mapat ‘Mirage’ dhe ‘Dust2’, gjatë gjithë kohës ishte me rezultat të ngushtë, në mapin e parë FaZe arriti që me disa raunde të fituara në mënyrë individuale ta përmbyll me rezultat 16:13.
Mapi i dytë ‘Dust2’ ishte edhe më i nxehtë se ai i pari, edhe pse ekipi Spirit ishte shumë afër ta mbyllte mapin, ndeshja shkoj në vazhdime, ku në fund FaZe arriti ta përmbyll mapin me rezultat 25:23, për të siguruar finalen.
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte Havard ‘rain’ Nygaard, me 65 eliminime dhe 53 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.33.
FaZe nesër e pret në finale, fituesin e ndeshjes ENCE kundër Na’Vi.