×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    FB bllokon faqe të ekstremit të djathtë pak para zgjedhjeve

    Insajderi
    25 April 2019 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social Facebook ka bllokuar të paktën 17 faqe të pranishme në platformën e tij që u përkisnin tre rrjeteve ekstremiste të djathta spanjolle, pak ditë para zgjedhjeve politike në Spanjë, të caktuara për më 28 prill, raporton gazeta ”El Pais” duke cituar një deklaratë nga rrjeti social.

    Në një njoftim për shtyp Facebook ka specifikuar se vendimi për të bllokuar faqet nuk u mbështet “në përmbajtjen e tyre”, por për përdorimin e llogarive të dyfishta dhe të rreme, një sjellje që shkel rregullat e rrjetit.

    Megjithatë, ky vendim u mor edhe pas një alarmi të paraqitur në Facebook nga OJQ-ja spanjolle ”Avaaz”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark