×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “FBK në duart e matrapazëve: A e dini se rroga e sekretares së FBK-së është e barabartë me pesë rroga të xehtarit që futet në horizontin e shtatë për ta fituar bukën e gojës?”

    Insajderi
    15 February 2022 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Agim Kasapolli
    Sot, kur shqiptarët janë të papenguar nga regjimi serb, po shohim e po e përjetojmë dështimin e madh. Suksesi i sportit tonë varet vetëm nga organizimi, vetëdija dhe profesionalizmi ynë. Në  vend të kësaj (hiq ndonjë përjashtim) edhe pas 22 vite lirie, klanet e organizuara po veprojnë të papenguar e me zell, dhe po dëshmohen si bartës të zhbërjes së pariparueshme të sportit tonë.

    Që nga paslufta e deri më sot, në të gjitha federatat sundojnë njërëzit e njejtë, të cilët me kuvende të kurdisura dhe pislloqe të lloj-llojshme e kanë të siguar sundimin deri në vdekje! E kjo kjo ndodhë  vetëm në Kosovë!

    Kryetarët e federatave dhe klanet e tyre, që sot po quhen ‘borde’, janë sunduesit e paskruppullt, të cilët me para të taksapaguesve, pëveq zhvatjeve dhe keqpërdorimeve, ky grup po deformon, po shpifë dhe po shkruan edhe ‘histori’ me porosi.
    Këto ditë pata rastin të lexoj në faqen zyrtare të federatës së basketbollit të Kosovës shkrimin për “historikun e basketbollit Kosovar.”

    Ky shkrim nuk kishte objektivitet dhe ishte i përpiluar me plot të paverteta dhe gjysëm të vërteta; Me mohime dhe hiperbolizime, (sipas intereseve personale dhe siaps diktatit).

    E pabesushme; Sipas piratëve të posteve publike, jo pa qëllim, federata e basketbollit të Kosovës qenka themeluar më 1991, që do të thotë, se me këta paska filluar dhe më këta do të përfundon historia e këtij sporti.

    Si aktor aktiv me përvojen time mbi 50 vjecare në sport e në gazetarinë e sportit, më duhet të reagoj e ta them me zë të lartë se kjo nuk është e vërtetë. E verteta është tjetër. Pa marë parasysh në cilin sistem politik e shoqëror kemi jetuar dhe vepruar, duhet pranuar faktin se FBK është themeluar më 1948. Në këtë pseudohistori qesharake hiporbolizohet, sidomos, puna e tre kryetarëve të pasluftës dhe roli i tyre në publik prezentohet thuajse basketbolli Kosovar është pronë private e tyre.

    Dy ishë-kryetarët Fatmir Gashi dhe Eroll Belegu, të cilët ishin në krye të FBK-së, që për më shumë se një dekadë i katapulltoi SHIK-u, i kanë bërë dëmë të madhë basketbollit të Kosovës. Keta dy personë, sipas direktivave, skajshmërisht e politizuan e privatizuan e familjarizuan dhe e sollën në gjendje kaotike FBK-në.

    Këtë avaz po e vazhdojnë rrogëtarët e tyre, Arben Fetahu me klanin që quhet ‘bord’, e të cilët janë nën monitorim të atyre qe e patën pushtetin në 20 vitet e kaluara.

    Këtë më së miri po e dëshmon kjo histori e tyre e porositur e me urdhëra. Jo rastësisht hapsirë të vecantë i ipet klubit të femrave që e emertuan “Universiteti”. Klub që mori pjesë në garat e turpit të quajtur “Trokall liga”, ku ky ekip luajti vetëm një vit kalendarik 2003/2004, më  trener dhe me 12  lojtare të huaja që i huazuan si “rentakar”. Ky klub u themelua enkas për t’u financuar nga oligarkët e Kosovës, të cilët sikur në historinë e sportit në vendin tonë bën shpërlarje parash. Më e keqja është se ky model mafioz më vonë vazhdoj edhe në super ligën e Kosovës, por tani me oligarkë të rinjë, të cilët sollën gjatë dy dekadave të fundit sollën në Kosovë 1134 lojtarë dhe 34 trenerë jashtë Kosovës.

    Kjo praktikë po vazhdon edhe sot, përderisa rinia jonë po bredhë rrugëve të pluhërosura. Në këtë historik të turpshëm përmendet ndeshja e parë ndërkombëtare, ku Kosova luan kundër Shqipërisë dhe shënon fitore, mirëpo këtu “harrohet” të shkruhet emri i selektorit. Përse kështu, pyes unë, Agim Kasapolli.

    Në këtë përrallë të të korruptuarve, nuk përmendet askund turneu i parë ndërkombëtar jasht vendit, ku Kosova merr pjesë në Aman të Jordanisë. Pse ndodhë kjo?

    Në këtë faqe zyrtare nuk përmendet as turneu ndërkombëtar i zhvilluar në Prishtinë në vitin 2010, ku morrën pjesë Emiratet e Bashkuara, antare e FIB-së, Shqipëria me trener amerikan dhe e përforcuar me Ermal Kuçon, si dhe kombëtarja jonë me selektor dhe 12 lojtarë të Kosovës.
    Kombëtarja e Kosovës pas dy fitoreve se pari fitoj prej Emirateve të Bashkuara më rezultat 127:58 pra më 69 pikë dallim, e pastaj e mundi edhe Shqipërinë më rezultat 101:94 dhe ishte fituese e këtij turneut, e që deri më sot ky është suksesi ma i madh, dhe i vetmi, i fituar në një turne nderkombëtar.

    Edhe kjo ngjarje madhore nuk zë vend në këtë histori me porosi. Ajo që dëshmon se kjo bandë, që quhet bord i FBK-së, i shmangë dhe i fshinë emrat dhe sukseset që i kan arritë ata njerëz që nuk i takojnë klaneve të tyre. Nuk i shkruajnë emrat e atyre që dhanë shumë për sportin e Kosovës, nuk i shkruajnë për këta njerëz sepse këta nuk i përkrahin punët e pista të këtyre mizerive.

    Si mundë të ndodh që një kombëtare të luaj pa selektor?! Si mund të ndodhë të shkruhet në faqen zyrtare historiku i basketbollit të një shteti dhe të mos të evidentohet se në vitin 1972 pionierët e Pejës u bën kampion të ish shtetit të Jugosllavisë, e që për atë periudhë ishte suksesi ma i madh i një sporti kolektiv në Kosovë.

    A nuk dëshmon ky fakt se Kosova që nga viti 1972 ka dokumentuar dhe argumentuar se ka talentë të bollshëm në këtë sport. Nga ana tjeter, në këtë historik, pasojnë të pa vërteta dhe gënjeshtra, që në arenën ndërkombëtare e dëmtojnë autoritetin e federates dhe shtetin e Kosovës.

    Ja një prej shumë gënjeshtrave dhe manipulimeve që i kan sajuar këta kancerogjenë të shoqërisë sonë: thuhet së “K.B. PRISHTINA” ishte në kualifikime për ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë, gjë që nuk është e vërtetë.

    Qëllimi i këtij shrkimi-dëshmi është të sjellet në publik “puna” e tre kryetarëve të fundit. Paraqitja dhe udhëtimet e “lodhshme” të në selinë e FIB-së.

    Ja të nderuar kjo është deshmia se këtë federatë ende e sundojnë dhe e dirigjojnë ata që e sollën këtë sport e këtë shtet në këtë gjendje të mjerushme. Cmendurija më e madhe ndodhi me abstenimin e klubeve tona nga garat zyrtare të FIBA-s, sepse mungesa e cilësisë dhe disfatat marramendëse e sillnin në pah mospunën e tyre 22 vjecare. Ky veprim, për ata që duan të kuptojnë, është heqje dorë nga sovraniteti sportiv i shtetit; E që armatë e njerzëve të tërë flijoj shumë për t’u bërë pjesë e familjes sportive europiane dhe botërore. Por një gjë dihet; heqja dorë e klubeve kosovare nga këto gara më së shumti e gëzoi dhe trimëroj Serbinë.

    Për ti fshehur debaklet  e këtij turpi, këto mikrobe të quajtur kryetarë a borde, e që (akoma) sundojnë me FBK-se, janë duke luajtur më ndjenjat e njerëzve. Këta banditë po e përdorin kartën e patriotizmit të rrejshëm; në mënyrën më pompoze e shpikeë ligën unike Kosovë- Shqipëri. Tani dy shtete që janë anëtare të FIBA-së izolohen nga basketbolli Europian dhe vendosin të luajn mes veti lojëra fëmijësh. Kosova dhe Shqipëria më këtë ligë unike përveq improvizimit, kompromitimit më demonstrimin e basketbollit ma të dobët në Ballkan dhe më gjërë, e filluan garën me vonesë dhe me krekosje të paparë.

    Duhet theksuar se që në start të garave «Teuta» e Durrësit u bë pishman dhe hoqi dorë nga ky cirk i oligarkëve. Gara nisi e cunguar me shtatë skuadra në të dy anët e kufirit, por ekipet ishin përplot me lojtarë të huaj. Me arsyetimin se korona është pengesë, liga u shëndrua në turne. Dhe cikli i parë i garave përfundoj për vetëm dy ditë. Por këtu unë shtroj pyetjen: Ku mbeten 480.000 euro që i ndau ministrija e sportit për FBK-inë. Ku u shpenzuan e ku u tretën afër gjysmë milioni euro?

    Tani këta sundues këtë dështim ia “shesin” popullit si ngjarje “historike”! Në mungesë të rezultateve, këta banditë, si sukses i konsiderojnë zyret e reja të federates, ku deklarojnë se në këto hapësira të mbyllura shpaloset vizioni dhe misioni i FBK-së për përjudhen 2021-2025 . Duhet rikujtuar këtyre njerëzve se puna në këtë lami zhvillohet në palestra dhe ne pallate, e jo ne zyra, nëpër cajtore e nëpër kafene.
    Ju po talleni dhe po mashtroni rininë tonë të padjallëzuar. Ju po e mashtroni popullin, ju po vjelni paga e mëditje për udhëtime kot së koti.

    A e dini se rroga e sekretares është e barabartë me pesë rroga të një xehtari që futet në horizontin e shtatë për ta fituar bukën e gojës?

    Kupa e Kosovës në Pejë pëfundoj me faqe t’zezë, me rrahje dhe shkatërimin e autobusit; e që këta njërëz, si zakonisht, i fshefin dhe me qellim i fusin ” nën tepih” (ashtu siq vepruan edhe me rastin e Prizrenit dhe Rahovecit në kampionatin e kaluar, ku pati rrahje dhe pisllëqë tjera jo sportive e jo njerëzore.
    Të premtën e kaluar dy kryetarët e federatave, ai i Shqipërisë, dhe ai i Kosovës, Ponari dhe Fetahu, në një emisjon televiziv dukeshin si bajraktarë dhe i rrëfeheshin “papës” së gazetarisë mbarëshqiptare, Baton Haxhiut, njeriut të shumëpërfolur për afera korruptive politike dhe ekonomike, njeriu i komprementuar në të gjitha sistemet politike. Ky ‘gazetar’ i pushteteve, tani nga «analist poltik» na doli edhe ‘ekspert basketbollitit!’

    Shtrohet pyetja: edhe sa kohë publiku shqiptar do të dhunohet e të poshtërohet nga këto klane të SHIK-ut? Edhe sa kohë na duhet që ne si Federatë sportive e si shtet, ti kthehemi rinisë sonë, e cila ka mbetur viktimë e këtyre njerëzve banditë.

    Kjo është pyetje që do përgjigje, sa më shpejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark