×
  • Sport
  • Sport

    FBK pret përfaqësuesit e Junior NBA-së për Kosovë

    Insajderi
    21 February 2022 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të hënën drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pritur Jiri Welsch, ambasador i Junior NBA dhe ish-basketbollist i NBA-së, si dhe Adrian Carrion, përgjegjës i Jr NBA për Kosovë.

    Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe Drejtori Teknik, Arben Krasniqi kanë mirëpritur Welsch dhe Carrion, ndërsa kanë biseduar për fillimin e një projekti shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, fillimin e Junior NBA Kosova.

    Welsch dhe Carrion kanë falënderuar drejtuesit e FBK-së për mikpritje dhe bashkëpunimin e ngushtë, që do të finalizohet me Junior NBA Kosova. Welsch sonte do të ketë një stërvitje me djem dhe vajza të Kosovës, duke ju treguar përvojën e tij të larmishme, ku ka qenë basketbollist në NBA dhe në shumë liga evropiane.

    Ndërkohë, të martën nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Junior NBA Kosova, ku 30 shkolla, do të ndahen në Lindje dhe Perëndim. Më pas tetë më mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet faza finale me “Final Four”.

    Junior NBA Kosova është një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark