FC A&N është ndër skuadrat më aktive të Ligës së Parë në afatin kalimtar veror.
Klubi nga Prizreni ka prezantuar transferimin e radhës, futbollistin Petro Memushi.
Futbollisti shqiptar luan në pozitën e mbrojtësit, teksa ishte pjesë edhe e Shqipërisë U17, U18 dhe U21.
Memushi gjithashtu ka bërë karrierë edhe tek klubet italiane si Cittadella dhe Arezzo.
Njoftimi i plotë nga FC A&N:
I riu Petro Memushi bashkohet me klubin FC A&N si transferim i rradhës , një djalosh perspektiv i cili luan në pozitën e mbrojtësit e që i besoi shumë projektit tonë si klub mjaft i organizuar.
Memushi në të kaluarën ishte pjesë e disa klubeve në Shqipëri gjithashtu edhe në klube Italiane si Cittadella dhe Arezzo , edhe pjesë e shpresa të Shqipërise tek U17 , U18 dhe U20.
Ju njoftojmë që deri në fund të merkatos do prezantohen edhe disa transfere ku do kompletohet i gjithë ekipi për ta synuar objektivin tonë kryesor për inkuadrim në superligë.
Vazhdojmë . . .
#forcaA
#forcaILIRË
#ForcaPRIZRENI
#tëbashkuardrejtsuperligës