×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    FC Ferizaj pajiset me katapultat “Fitogether”

    Insajderi
    18 July 2022 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi i Futbollit Ferizaj është pajisur me katapultat “Fitogether” të cilat janë të licensuara nga FIFA.

    Këto paisje kanë nisur të shpërndahen në klubet e Superligës së Kosovës që nga viti i kaluar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

    Ferizaj në faqen zyrtare të klubit ka shpërndarë edhe pamjet e vendosjes së katapultave në fanellat e futbollistëve gjatë stërvitjeve.

    “Klubi ynë paiset me katapultat “Fitogether. Sot klubit tonë i janë dorëzuar katapultat nga kompania e mirënjohur “Fitogether” të cilat janë të licensuara nga FIFA, krejt falë punës së pandalshme të kryetarit të federatës së futbollt të Kosovës, z. Agim Ademi, në projektin për ngritjen e cilësisë e profesionalizmit të futbollit vendor”, thuhet ndër tjerash në postimin e klubit.

    Paisja e katapultave GPS ndihmon skuadrat për të përcjellur çdo lëvizje të vrapimit të futbollistëve gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark