Skuadra e Ferizaj ka udhëtuar drejt Mavrovës së Maqedonisë së Veriut, për të vijuar fazën e dytë pergatitore para fillimit të edicionit 2022/23.
Futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërsa ritmi i stërvitjeve do të rritet gjatë ditëve në vazhdim, që të jemi sa më të pergatitur për stinorin e ri në Superligen e Kosoves në futboll, njofton klubi.
Në dispozicion të trajnerit Arbnor Morina janë të gjithë futbollistët, kurse gjatë qendrimit në Mavrovë, do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese.
Njoftimi i plotë i klubit: