Në turneun e organizuar për nder të ish luftëtarit të UÇK-së dhe UÇPMB , njëherit ish nënkryetarit të FC Besa, Avni Hyseni, “Peja” ka triumfuar me rezultat 7-3
Në edicionin e dytë të turneut memorial në futsall, “Avni Hyseni” morrën pjesë 8 skuadra.
Në finalen e madhe FC Peja ishte më e mirë se ekipi i “Dardanëve” duke triumfuar me rezultat 7-3.
Në rrugë drejt titullit të kampionit “verdhezinjët” mposhtën fillimisht Trepçën me rezultat 5-2 derisa në gjysmëfinalen ishin më të mirë se ekipi Alfa-1 me rezultat 7-4.
Lojtari më i mirë i turneut u shpall Drilon Haxhijaj derisa epiteti i portierit më të mirë i takoi Labinot Dakaj.
Ky turne u organizua për nder të ish luftëtarit të UÇK-së dhe UÇPMB , njëherit ish nënkryetarit të FC Besa, Avni Hyseni.