Një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot në orët e pasdites, në fshatin Radashevc të Prishtinës.
I riu që i dha fund jetës së tij është 38-vjeçari, Bajram Ferati.
Më parë, Ferati ishte çiklist dhe kontribues i madh në këtë sport.
Për vdekjen e tij ka reaguar Federata e Çiklzimit të Kosovës, që kanë ngushëlluar familjen Ferati.
Postimi i plotë:
“Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kontribuesit të çiklizmit, Bajram Ferati
E nderuara familja Ferati
Me trishtim dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të ish-çiklistit dhe kontribuesit të madh të sportit tonë, Bajram Ferati.
Bajrami ishte bashkëthemelues i Klubit të Çiklizmit As Prishtina, ish-çiklist i këtij klubi dhe kontribues në zhvillimin e sportit tonë.
Ndarja e tij nga jeta është humbje jo vetëm për klubin As Prishtina, por për gjithë komunitetin e çiklizmit.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Ferati, klubit As Prishtina dhe gjithë miqve të tij.
Me respekt,
Bordi Ekzekutiv i Federatës së Çiklizmit të Kosovës“.