×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Federata e Futbollit rrezikon kolapsin, Hajrullah Çeku tregon se kur do të bëhet licencimi

    Insajderi
    28 December 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se kur pritet të mbyllet procesi i licencimit të Federatave të Sportit.

    Njëra ndër federatat që nuk është licencuar është edhe Federata e Futbollit të Kosovës për shkak se komisioni gjeti se ajo nuk i plotëson shumë prej kushteve të kërkuara me udhëzimin administrativ e futur në fuqi këtë vit.

    Ministri Çeku tha se licencimi po vazhdon si proces dhe pritet që të mbyllet komplet në pjesën e parë të këtij viti që po vjen.

    “Licencimi është duke vazhduar si proces nga vera e këtij vitit. Deri dje janë cilësu 9 Federata, të fundit ishin volejbolli, basketbolli dhe atletika. Federata e Futbollit është një nga 15 Federatat që janë në procedurë të licencimit. Nga pjesa e parë e vitit të ardhshëm do të mbyllet komplet licencimi i Federatave të Sportit” – tha Çeku, përcjell Insajderi.

    Ndryshe, ligji për sponsorizim është i rëndësishëm për ekzistencën e klubeve kosovare të futbollit, sidomos tani kur veçse po përballen me telashe financiare.

    Për shkak të moslicencimit të FFK-së, futbolli në vend rrezikon kolapsin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark