×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Federata e Tenisit të Kosovës reagon pas provokimeve nga Djokovic

    Insajderi
    24 November 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenisti serb, Novak Djokovic ka provokuar Kosovën nga Kampionati Botëror i Tenisit, atje ku në prezantimin e ekipit serb, janë lëshuar këngë nacionaliste ku përmendet Kosova dhe ku bëhet thirrje që flamuri serb të valojë nga Prizreni deri në Rumi.

    Pas kësaj, ka reaguar Federata e Tenisit në Kosovë, të cilët e kanë dënuar fuqishëm këtë provokim të Djokovic dhe pjesës tjetër të ekipit serb.

    “Është për keqardhje që provokime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive, e sidomos në Davis Cup që është Kampionati Botëror i Tenisit (ITF)”.

    “Federata Ndërkombëtare e Tenisit si organizatore e kësaj garë është përgjegjëse dhe bashkëfajtore për këtë provokim të radhës ndaj shtetit të Kosovës”.

    “Federata e Tenisit për ta mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe institucionet e saja të pranuara ndërkombëtarisht, në koordinim me institucionet e lartpërmendura do ta bëjë ankesën e radhës në ITF, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe institucionet të tjera relevante ndaj provokimit të fundit të tenistëve serb në Malaga”, thuhet në reagimin e kësaj Federatës së Tenisit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark