Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në Ukrainë dhe rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.
Komiteti Ekzekutiv i EHF-së vendosi që të pezullojë klubet dhe ekipet kombëtare të Rusisë dhe Bjellorusisë, përcjell FrontOnline.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një njoftim tjetër.
Të kujtojmë që Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll do të duhej të luante me Bjellorusinë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Varna të Bullgarisë prej 14 deri më 23 korrik.
Sipas shortit, Kosova është në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë dhe Ukrainën.
Ndërkohë Kombëtarja U18 e Rusisë është në një grup tjetër të Evropianit në të cilin Kosova paraqitet në muajin gusht.