Një vajzë 14 muajshe nga Australia ka një problem të rrallë shëndetësor: ajo është alergjike në të gjitha ushqimet, përfshirë edhe qumështin e gjirit të nënës së saj.
Qe nga lindja, Lola Boyd e ka pasur të pamundur të ushqehet pa përjetuar ndonjë reaksion të alergjisë.
Vajza e vogël nuk mundet të bëjë tretjen e proteinave siç duhet, prandaj edhe nëna e saj Karina Bannigan, thotë që duhet të jetë tejet e kujdesshme kur vije puna tek ushqimin i saj.
“Unë e kam dërguar atë tek shumë doktorë, spitale dhe kemi kryer analiza të shumta për të parë se cili është problemi i saj,” ka thënë nëna e saj për Daily Mail Austrila.
“Gjithherë e kam ditur se diçka nuk është në rregull me vajzën time,” ka shtuar ajo.
Ajo aktualisht ushqehet përmes një aparature mjekësore e cila po ashtu nuk i largon alergjinë.
Megjithatë, organizmi i fëmijës është duke e lejuar një mënyrë të tillë të ushqimit./Insajderi.com