×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fëmijët në Britani qëndrojnë jashtë më pak se të burgosurit

    Insajderi
    26 March 2016 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumica e fëmijëve në Britaninë e Madhe shpenzojnë më pak kohë në ambiente të hapura se sa personat që ndodhen në burg.

    Kështu u zbulua në një anketë ku ndër tjerash konstatohet se koha e kaluar duke luajtur në parqe dhe vende të tjera është zvogëluar dukshëm.

    Ekspertët thonë se aktiviteti dhe loja janë esenciale për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, porse frika e prindërve, mungesa e hapësirave të gjelbra, si dhe teknologjia, ka bërë që fëmijët të bëjnë një jetë më të mbyllur.

    Shumica e prindërve të anketuar thonë se fëmijët e tyre kanë shumë më pak mundësi që të luajnë jashtë krahasuar me kohën kur ata kanë qenë në të njëjtën moshë.

    Ky hulumtim gjënë mbështetje edhe tek një raport tjetër qeveritar i publikuar në shkurt, që thotë se më shumë se një në nëntë fëmijë nuk ka shkelur në ndonjë park, plazh, apo në ndonjë hapësire tjetër natyrore për më shumë se një vit.

    “E vërteta është që ne jemi duke I mbyllur fëmijët tanë,” thotë Mark Sears, i cili punon në një rrjet që angazhohet të rrisë kohën e fëmijëve duke luajtur në hapësira të hapura.

    “Ne po e ngushtojmë hapësirën që ata të jenë të lirë, të jenë në më të mirën e tyre si fëmijë, dhe kjo ka ndikim të jashtëzakonshëm në ta”, ka thënë ai, shkruan The Guardian.

    Ai ka shtuar se obeziteti në rritje dhe shëndet më i dobët mental janë disa nga pasojat e mungesës së aktivitetit fizik.

    Hulumtimi po ashtu ka gjetur se fëmijët shpenzojnë dyfish më shumë kohë duke luajtur lojëra të kompjuterit, se sa duke luajtur jashtë.

    Në një hulumtim tjetër të publikuar në vitin 2013, thuhet se katër nga pesë fëmijët në Britani nuk janë të lidhur me natyrën në mënyrë adekuate.

    Më pak se një nga 10 fëmijë luajnë rregullisht në hapësira natyrore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark