×
  • Showbiz
  • Show

    “Femrat si puna e Gresës duhet me i lidhë e me i rrah thupër”- Banorit të ri në BBVK i del vetja nga dora

    Insajderi
    17 November 2024 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eduart Kuqi është në mësin e banorëve të rinj në Big Brother VIP Kosova 3.

    Ai hyri të premten në Prime-in e fundit me dy konkurrentë të tjerë: Anisa Veselin dhe Pajtim Morinën.

    Një video e tij ku bën thirrje për dhunë është duke qarkulluar në rrjete sociale.

    Ai duket se ka humbur qetësinë në raport me banoren, Gresa Gashin, duke thënë se ndaj sojit të saj duhet të ushtrohet dhunë.

    “… Si puna e Gresës, jo me i rrehë, po duhet me i lidhë edhe me i hi thupër”, deklaron ai.

    Më pas, ndërhyn regjia e Big Brother për t’ia tërhequr vërejtjen. Eduardo i rikthehet “vëllait të madh” me nervozë”.

    “Po çfarë kujdes mikrofonin allahile, mos më shkoni nerva”, thotë ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark