Ekipi turk i Fenerbahçe duket se ka vendosur të ndërpresë cdo lloj marrëdhënieje dhe të përjashtojë nga ekipi futbollistin me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioskin.
Në mediat sportive turke është aluduar shumë ditët e fundit mbi arsyet që e shtynë ekipin turk të ndërmerrte këtë vendim, ndërsa shumë e lidhnin me paraqitjet e tij, të cilat ishin larg pritshmërive.
Mirëpo, vetë Fenerbahçe ka reaguar në lidhje me lajmet në fjalë duke thënë se arsyeja është fakti se lojtari maqedonas ka shfaqur një sjellje të vazhdueshme të padisiplinuar, si me stafin, ashtu edhe me drejtuesit dhe shokët e tij të ekipit.
Në këtë mënyrë verdhezinjtë kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat, duke vendosur dhe ndërprerjen e kontratës me Alioskin.