Shkruan: Fatmir Sheholli
Liderja e SDU boshnjake Duda Balje luftoi deri në fund për të drejtën e përfaqësimit legjitim e legal te saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtë fitore e arriti me ndihmën e mediave në Kosovë, shoqërisë civile dhe ndihmës juridike te IKD-së. Andaj unë po e përshkruaj si ” fenomen” të drejtësisë, sepse përveç fitores te saj u arrit që të vendoset standard i pathyeshëm për të ardhmen kur janë në pyetje komunitetet jo serbe. Pra përmes drejtësisë u arrit që në te ardhmen nuk mund te ndodhë që një komunitet i caktuar te votoi për komunitetin tjetër sepse një veprim i tillë është antiligjor dhe antikushtetues sepse bëhet fjalë për mandatet e garantuara.
Tani, është e kjart si kristali që rasti i deputetes Duda Balje i dha shembull të gjithëve që nuk mund te ndodhë kurrë që me vota të serbëve të përfaqësohen interesat e komunitetit boshnjak.
Ky ” fenomen” ka mundësuar që në të ardhmen të kemi përfaqësim autokton të komuniteteve në Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk është pak, sepse po të bëhej valide forma si u pretendua pas numërimit të zgjedhjeve atëherë do të ” degjenerohej” kushtetuta e shtetit të Kosovës.
Drejtësia në Kosovë tregoi dhe afirmoi se përfaqësimi autentik i komuniteteve është virtyti më demokratik dhe civilizues në Republikën e Kosovës.