×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Fenomeni sekret në polet e Tokës, NASA nis hetimet

    Insajderi
    04 December 2019 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përparimi i teknologjisë po e bën më të lehtë jetën e njerëzve, megjithatë, në disa raste, se përparimi mund të jetë i rrezikshëm për njerëzimin.

    Në fund të nëntorit, NASA nisi një raketë për të hetuar parregullsitë, detyra kryesore e së cilës është matja e turbullirave atmosferike, transmeton KosovaPress.

    Në rastin e turbulencave të larta, sistemet globale të komunikimit siç është sinjali GPS funksionojnë me probleme të shumta, sinjali është i çrregulluar dhe transporti, duke përdorur GPS, nuk dërgon në destinacionin e synuar.

    Ndërsa aktualisht nuk dihet se çfarë shkaktojnë saktësisht këto shqetësime në sinjalin GPS, fizikani hapësinor norvegjez Joran Moena, që kryeson misionin, beson se anomalia është për shkak të valëve elektrike.

    NASA planifikon të nisë edhe tre misione në të ardhmen e afërt që do të eksplorojnë fenomenin.

    Të dhënat e mbledhura në këto misione do të ndihmojnë shkencëtarët të parashikojnë sjelljen e fushës magnetike në një zonë të veçantë për të shmangur dëmtimin e teknikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    02 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark