Insajderi
Lajme

Feraj i VV-së sulmon ashpër Avdullah Hotin: Ai i merr urdhërat nga Grenelli

Insajderi
05 August 2022 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Feraj i VV-së sulmon ashpër Avdullah Hotin: Ai i merr urdhërat nga Grenelli
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hysamedin Feraj i Vetëvendosjes  ka sulmuar ish kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.

Hoti ka ngulmuar se nuk ka pasur koordinim me partnerët ndërkombëtarë për veprimet e fundit të Qeverisë sa i përket reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve.

Ambasadori Hovenier ndërkohë, kishte deklaruar se koordinimi kishte ekzistuar. Megjithatë, kjo kishte ndodhur vetëm pasi Kurti ishte pajtuar që të shtyhej për 30 ditë hyrja e tyre në fuqi.

Por, këshilltari në Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Hysamedin Feraj, e ka sulmuar ashpër Hotin në mënyrë ironike.

Ai e ka lidhur Hotin me ish emisarin special të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark