Goli i Ferran Torresit në fund të pjesës së parë ka vendosur ndeshjen mes Portos dhe Barcelonës.
Barça fitoi 1:0. Torres shënoi në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë. Barcelona tani shkëputet në Grupin H me gjashtë pikë.
Porto është e dyta me tri pikë, sa i ka edhe Shakhtar Donetsku.
Shakhtari më herët të mërkurën fitoi 3:2 ndaj Antwerpit belg, që mbetet i fundit në grup, pa pikë. Gavi i Barcelonës u përjashtua në minutën e 93-të, pas kartonit të dytë të verdhë.